Si të parandaloni aciditetin e stomakut

Aciditeti i stomakut është një problem i zakonshëm shëndetësor për shumë njerëz dhe shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Disa prej këtyre faktorëve janë mënyra e jetesës, zakonet e këqija të të ngrënit dhe konsumimi i disa ushqimeve që mund t’ju shaktojnë urth. Nëse vuani nga aciditeti në stomak duhet të shmangni ushqimet problematike për ju, sidomos gjatë natës.

stomak acidUshqimet pikante: ushqimet me erëza ju shkaktojnë aciditet dhe urth.

Çokollata: është e pasur me yndyrna , kafeinë dhe kakao, këto përbërës shkaktojnë aciditet në stomak.

Pijet e gazuara: gazi në këto pije mund të ndihmojë në tretje pas një vakti të rëndë, por ai rrit presionin e aciditetit në stomak.

Ushqimet e skuqura: duhet të shmangen në mënyrë kategorike sepse përmbajnë shumë yndyrë dhe treten me vështirësi. Ato shkaktojnë urth gjithashtu.

Mishi i kuq: përmban shumë yndyrë dhe kjo gjë e bën të vështirë tretjen e tij. Mundohuni ta zëvëndësoni mishin e kuq me pulë ose peshk.

Qumështi: një gotë qumësht i ftohtë i papërpunuar, nëse konsumohet pas një vakti të rëndë mund t’ju shkaktojë urth dhe aciditet në stomak. Duhet të shmanget edhe djathi nëse keni probleme me stomakun.

Kafja: është e pasur me kafeinë dhe kjo është një nga shkaktaret kryesore të aciditetit në stomak.

Agrumet: frutat agrume janë acidike. Nëse keni probleme me stomakun shangni konsumimin e frutave të tilla si limon, grejpfrut, mandarina dhe portokall në stomakun bosh. Këshillohen të konsumohen pasi jeni ushqyer mirë, por në sasi të vogla.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi