Si të parandaloni dhe të trajtoni variçet

Variçet janë vena të fryra, me gunga dhe të përdredhura, që zakonisht janë ngjyrë vjollcë në blu. Venat më të prekura janë ato të këmbëve.

Janë disa mënyra që parandalojnë dhe trajtojnë variçet. Zbuloni më poshtë disa nga këto mënyrat:

varicetParandalimi:

  1. Vishni geta të ngushta

Vishni sa më shpesh geta të ngushta. Ato parandalojnë bllokimin e gjakut.

  1. Vishni këpucë të sheshta

Shmangni këpucët me takë sa më shumë të jetë e mundur. Ecja është një ndër mënyrat që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në këmbë. Provoni gjithashtu aktivitete fizike të lehta, si për shembull ecjen me biçikletë dhe notimin. Këto nuk i tendosin shumë këmbët.

  1. Bëni kujdes me peshën dhe dietën

Humbja e peshës së tepërt largon tensionin e panevojshëm nga venat. Por edhe ushqyerja ndihmon. Andaj ndiqni një dietë me nivele të ulëta kripe, për të parandaluar ënjtjen e shkaktuar nga akumulimi i ujit.

  1. Ndryshoni pozicion

Mos rrini ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë. Ndryshoni pozicion sa më shumë të jetë e mundur, që të nxisni qarkullimin e gjakut. Provoni të lëvizni çdo tridhjetë minuta.

  1. Ngrini këmbët herë pas here

Për të ndihmuar në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëni disa pushime të shkurtra herë pas here dhe ngrini këmbët mbi nivelin e zemrës. Një shembull i mirë në këtë rast është të shtriheni dhe të vendosni këmbët mbi 3-4 jastëkë.

Trajtimi

Refleksologjia – Është një formë ushtrimi fizik që përqendrohet tek këmbët. Refleksologjia njihet në uljen e ënjtjes së këmbëve.

Ekstrakte të lëvores së pishës dhe farave të rrushit – Ekstrakti i lëvores së pishës dhe i farave të rrushit ndihmon në forcimin e indit lidhës të enëve të gjakut dhe ul inflamacionin.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët
Fluks i shtuar në Pediatrinë e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë: 4 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim 24 orë
vaksinimi
Nga virozat e stinës tek komplikacionet serioze, arsyet përse duhet bërë vaksina kundër gripit
Gjuha e verdhë
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut