Si të përballoni menopauzën me ndihmën e vajrave esencialë!

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

menopMenopauza është koha kur vezoret e një gruaje të fillojnë prodhimin e shumë më pak estrogjeni dhe progesterone, menstruacionet ndalojnë dhe ajo nuk mund të ketë më fëmijë. Menopauza ka shumë simptoma dhe vajrat esenciale mund t’ju ndihmojnë t’i trajoni ato.

Simptomat e menopauzës mund të përfshijnë gjakderdhje abnormale vaginale, thatësi vaginale, humbje të elasticitetit vaginal, afshe të nxehta, djersitje të tepruar, lodhje, dhimbje të gjirit, ngurtësi të përgjithshme, dhimbje koke, probleme me gjumin, ndryshim humori dhe nervozizëm.

Shënim: Vajrat me substanca estrogjeni nuk e zëvendësojnë estrogjenin e trupit tuaj. Përdorimi i tyre është për lehtësim afatshkurtër të simptomave, jo për zëvendësimin e hormoneve afatgjatë.

Shumica e vajrave esencialë ju qetësojnë nga shumë simptoma si afshe të nxehta, djersitje natën, çrregullimet e gjumit, dhe madje edhe nga dhimbjet e gjirit.

Disa nga vajrat e rekomanduara me të cilat mund të bëni infuzion ose të bëni masazh të qafës dhe shpatullave, ose  të fërkoni këmbët janë: vaji i kokosit, vaj livando, vaj bajame.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale