Kryefaqja Femijet Si të përgatisim muhalebi

Si të përgatisim muhalebi

0
Shpërndaje

(Recetë nga mamatë që punojnë për gazetën “Shëndet+”)

Marrim qumështin (1 gotë) dhe e vendosim të marrë valë në tenxhere.

Në një enë të veçantë tresim një lugë niseshte me pak qumësht dhe një lugë sheqer (jo plot) dhe ia hedhim qumështit pasi ka Muhalebimarrë valë. E heqim nga nxehtësia dhe e lëmë të ftohet për t’ia dhënë fëmijës.

Nëse dëshironi mund t’i hidhni gjalpë ose vaj ulliri, varet nga mënyra se si e preferon fëmija.

Nëse vendosni t’i shtoni gjalpë, atëherë është mirë që gjalpin (një lugë të vogël) t’ia shtoni ndërsa muhalebia është ende në zjarr, në mënyrë që të shkrijë.

Nëse vendosni t’i shtoni vaj ulliri, atëherë vajin duhet t’ia hidhni në pjatë.

Në varësi të moshës të fëmijës (mbi 6 muaj) mund t’i shtoni edhe të verdhën e vezës. Mos harroni që për foshnjat nën 1 vit e bardha e vezës është e ndaluar, pasi mund të shkaktojë reaksion tek fëmija. E verdha e vezës mund të shtohet vetëm nëse fëmija është mbi 6 muaj dhe nuk i jepet një e verdhë veze e plotë. E verdha e vezës e plotë mund t’i jepet vetëm kur ka mbushur një vit.

Nëse muhalebia del shumë e trashë, atëherë mund t’i shtoni edhe pak qumësht. Kini parasysh që kur ftohet ajo trashet edhe më shumë.

Shpërndaje
Artikulli MëparshëmDr. Hysni Dankshi
Artikulli TjetërPite me oriz dhe kimë

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here