Si të përgatisni kompekai?

Nga pastiçieri Flugert Muho:

Përbërësit

  • kompekaiVezë 10 kokrra
  • Sheqer pluhur 100gr
  • Miell 200 gr
  • Miell misri 50 gr
  • Kakao 80 gr
  • Baking pudër 60 gr
  • Temperaturë 180 gradë për 30 minuta

Përgatitja

  1. Rrihen vezët në një tas të madh dhe u shtohet sheqeri pluhur. Mirë është që të përdoret një mikser në mënyrë që të arrihet një masë kompakte dhe e fryrë.
  2. Në një tas tjetër përzihen mielli, mielli i misrit, kakaoja dhe pudra baking me dorë derisa të bëhen një masë.
  3. Pastaj e gjitha hidhet në tasin e madh me vezët dhe sheqerin pluhur. Hedhja duhet të bëhet e avashtë dhe rrihet ndërsa e hidhni në mënyrë që të mos bjerë veza. Rrihet sërish derisa masa të bëhët kompakte dhe të mos mbeten kokrra.
  4. E gjithë masa hidhet në një tavë të thellë dhe piqet për 30 minuta me 180 gradë.
  5. Pastaj nëse doni, mund t’i shtoni sherbet. Sherbetin për të mund të përgatisni me përzierjen e 1.5 kg sheqer me 1 litër ujë. Sherbeti hidhet i vakët. Jo e nxehtë, pasi kjo do ta shfrynte.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe