Ju mund ta përdorni tërshërën dhe për të bërë biskota, kek, madje edhe pije. Këtu do t’ju paraqesim një pije më tërshërë, e cila do ishte perfekte për ta filluar mëngjesin:
- ¼ filxhan tërshërë
- ¼ filxhan ujë
- ½ filxhan qumësht
- 1/3 filxhan kos pa yndyrë
- ½ lugë çaji kanellë
- ½ mollë të copëtuar
- ½ lëng limoni
- Kube akulli
Përgatitja:
- Merrni tërshërën me ujin në një tas dhe vendosini në mikrovalë për 2 minuta, deri sa të trashet masa.
- Hidhni në përzierës të gjithë përbërësit e mësipërm dhe miksojini bashkë. Më pas shtoni dhe tërshërën që përgatitët më parë.
- Hidhni në një gotë disa kube akulli dhe lëngun e trashë që përgatitët.
Gëzuar!
Përgatiti: Daniela Bardhi


