Evgjeni Harizi, 1000 receta gatimi
- Peshk 4-5 thella
- Vaj për skuqje 2-3 filxhanë kafeje
- Miell 3 lugë gjelle
- Uthull 1 filxhan kafeje
- Hudhra 4-5 thelpinj
- Arra të qëruara një dorë
- Piper
- Kripë
- 1 gjethe dafinë
Përgatitja:
Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa racioni, lyhet me miell dhe skuqet. Në yndyrën e mbetur skuqet miell derisa të zverdhet, shuhet me uthull, lëng peshku ose ujë, shtohen hudhra, arra të shtypura në havan, kripë, piper, gjethe dafine dhe zihet pak sa të bëhet salcë me trashësi mesatare. Në pjatë vihet peshku i skuqur dhe sipër i hidhet salcë ose lëngu i përgatitur.
Ju bëftë mirë!


