Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Petullat janë ushqimi perfekt për mëngjes ose kur prisni miq. Nuk është e thënë që ato të përgatiten vetëm me miell. Mund t’i përgatisni edhe me produkte të tjera të shëndetshme, të pasura me vlera ushqyese, dhe për më tepër që nuk ju shëndoshin.
Petullat që ju sugjerojmë neve përmbajnë bollgur (i shëndetshëm për zemrën dhe i pasur me fibra të tretshme), banane (i pasur me kalium), fara kërpi (të pasura me fibër), vaj ulliri, kos dhe vezë (të pasura me proteina), ndërsa shurupi i panjës dhe vanilja i japin ëmbëlsinë e duhur recetës. Ju garantojmë se pasi të hani këto petulla, do të ndiheni të ngopur deri vaktin e ardhshëm.
Përbërësit:
- 1 filxhan bollgur
- 1 filxhan fara kërpi
- 1/2 lugë çaji sodë buke
- ½ lugë çaji kripë
- 4 vezë
- ½ filxhan kos
- 2 banane të shtypura
- 2 lugë gjelle shurup panje
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Për përgatitjen e këtyre petullave, fillimisht duhet të bluani bollgurin. Më pas shtoni farat e kërpit, kripën, sodën e bukës, vezët, kosin, bananet, shurupin e panjës, vajin e ullirit dhe ekstraktin e vaniljes, dhe shtrydhini të gjitha bashkë.
Merrni një tigan që nuk ngjit, e nxehni pak dhe hidhni vaj kokosi. Më pas hidhni përbërjen e krijuar dhe skuqeni siç bëni me petullat e zakonshme.
Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/5xTivQwiQQk


