Evgjeni Harizi, 1000 receta gatimi
- Pulë 4-5 thella
- Qepë 2 kokrra mesatare
- Gjalpë 2 lugë gjelle
- Piper
- Kripë
Për petët duhen:
- Miell 2 gota
- Vezë 2 kokrra, kripë
Pula e prerë në copa racioni kaurdiset me qepë të grira hollë, hidhet kripë, ujë dhe zihet sa të bëhet gati. Duhet të dalë me aq lëng sa të njomen petët. Përgatitet brumi me miell, vezë, ujë e kripë. Hapen petët, lihen të thahen, priten në formë rombi, zihen në ujë të valuar me kripë, kullohen dhe kur ftohen, përvëlohen me lëngun e pulës. Kur shërbehet në pjatë, vendoset thela dhe petët.
Ju bëftë mirë!


