Si të përgatisni pure patatesh për fëmijë mbi 8-muajsh, të cilët kanë filluar të hanë pure perimesh!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

preNevojiten:
2 patate të vogla
2 karrota të vogla
3-4 lloje perimesh të stinës
2 lugë kafeje vaj ulliri
1 lugë kafeje lëng limoni
2 lugë gjelle miell orizi

Përgatitja:
Pastrojini dhe lajini mirë patatet, karotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujë dhe, sapo të fillojë të marrë valë, shtoni të gjitha perimet. Lërini të ziejnë mirë për 40 minuta.
Pasi perimet të kenë zier, kalojini në blender derisa të bëhen pure.
Hidheni këtë pure në pjatë dhe shtoni pak lëng limoni (në vend të lëngut të limonit mund të shtoni dy lugë gjelle lëng domatesh, pa farëza dhe lëkurë) e vaj ulliri.
Lëreni supën të ftohet pak, shtoni miellin e orizit, përziejeni dhe ushqeni me të fëmijën.

Burimi: natyralfood.com

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"