Si të prisni një qepë pa qarë si një 4-vjeçar

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

qepe

Me siguri keni menduar se përse qepët ju bëjnë të lotoni dhe si mund t’i ndaloni lotët të rrjedhin kur prisni qepë. Në artikullin e sotëm do t’ju tregojmë disa mënyra se si të prisni një qepë pa ju dalë lotët.

  1. Ftohini qepët para se t’i prisni

Vendosni qepët në ngrirje për 15 minuta para se t’i gatuani. Kur qepa është e ftohtë, ajo lëshon më pak enzimë “syn-Propanethial-S-oxide”(enzima që shkakton lot në sy). Vetëm duhet të siguroheni që mos t’i mbani qepët për një kohë të gjatë në ngrirje, pasi prishen.

  1. Merrni një copë bukë

Para se të nisni duke prerë qepët, merrni një copë bukë në gojë dhe filloni ta përtypni. Sytë tuaj do të vazhdojnë t’ju djegin, por nuk do të dalin lot. Buka thuhet se thith substancat sulfurike të qepës para se të arrijnë në sy.

  1. Lageni tehun e thikës me lëng limoni

Para se të prisni qepët, lageni pak tehun e thikës me lëng limoni. Acidi citrik tek limoni neutralizon enzimat e qepës. Ju duhet ta përsërisni këtë metodë për çdo qepë që prisni.

Burimi: Pure Wow / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!