Kryefaqja Box 4 Si të rrisni flokët në mënyrë natyrale

Si të rrisni flokët në mënyrë natyrale

0
Shpërndaje

Ka shumë produkte që ofron  natyra të cilat japin rezultate të mira në rritjen e flokëve. Mjafton t’i vini në përdorim sa më shpesh.

indjanLëngu i qepës: është ilacci më i vjetër dhe efikas për rritjen e flokëve.

Lëngu i  qepës është  pasur me squfur që rrit prodhimin e kolagjenit në inde dhe ndihmon në rritjen e flokëve.

Si ta përdorni: Përdorni qepë të kuqe ose të bardha

Priteni atë në copa të vogla dhe shtrydhni lëngun e saj.

Aplikojeni në skalpin e kokës tuaj me kujdes dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas lani flokët si zakonisht.

Maskë me vezë: ky ilaç bën pjesë në kulturat e shumta në të gjithë botën me variacione të ndryshme.

Veza përmban nivele të larta të proteinave që ndihmojnë në formimin e flokëve të reja. Ajo është gjithashtu e pasur në squfurit, zink, hekur, selen, fosfor dhe jod.

 Si ta përdorni:

Merrni një të bardhë veze, shtoni 1 lugë çaji vaj ulliri dhe mjaltë.

Përziejeni mirë për të formuar një masë homogjene.

Aplikojeni përzierjen në të gjithë flokët tuaj me kujdes dhe të lereni atë për 20 minuta

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe lani flokët si zakonisht.

Përgatiti për ‘Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health.com

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here