Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Përshtatja e këpucëve të reja është punë e vështirë, sidomos kur ju duhet të ecni gjatë me to. Merin Yoshida, një pedikyrist në Kaliforni ju jep disa këshilla tepër të vlefshme lidhur me atë çfarë duhet të bëni për të mos pasur probleme me përshtatjen e këpucëve në këmbët tuaja.
Zgjidhni numrin e duhur të këpucëve: pra, nëse jeni numri 37, mund të blini këpucë 38 nëse ju përshtaten. Nëse rinë pak më të lira do të jetë më e lehtë të evitoni lëndimin që mund të pësojnë këmbët. Nëse keni kallo merrini gjitmonë në një gjerësi më të madhe se sa masa juaj fikse.
Përdorni produkte për eliminimin e djersitjes: antidjersa mund të jetë një zgjidhje e mirë, por duhet të kujdeseni të jetë e ndryshme nga ajo që përdorni për sqetullat, nuk do të ishte këndëshme një erë e njëjtë “këmbë-sqetulla”.
Mbajini pak çaste veshur: nëse i mbani pak kohë veshur, mund të gjeni pikat tuaja “të nxehta”, ose vendet ku këpucët fërkohen me lëkurën e këmbëve, thotë Yoshida. Nëse i mbani 30 minuta veshur do të ishte perfekte.
Burimi: http://www.womenshealthmag.com/


