Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Puçrrat janë një gjendje që shumica e njerëzve e kanë kaluar në jetën e tyre. Për disa, kjo është një fazë që kalon gjatë pubertetit, për të tjerët kjo gjendje mund të zgjasë, e mbi të gjitha mund të lërë shenja në lëkurë. Këto shenja mund të zhduken nëse përdorni locionet e duhura. Recetat që do të paraqesim më poshtë do t’jua bëjnë fytyrën edhe më të pastër.
Aloe Vera: është e njohur për përdorimin e saj në trajtimin e djegieve, për shkak të vetive të saj të mrekullueshme si anti-inflamator. Ajo është gjithashtu një burim i madh i vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese të cilat mund të ndihmojnë për të shëruar lëkurën dhe zbehur shenjat.
Një hulumtim i botuar në revistën “Lëkura dhe Fiziologjia” gjeti se xheli Aloe Vera ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore, prandaj shpesh rekomandohet për të trajtuar plagët që lënë pas puçrrat e fytyrës.
Majdanozi: është një nga aleatët më të mirë dhe më të sigurt për të luftuar shenjat dhe njollat në fytyrën tuaj. Për këtë recetë duhet të zieni gjysmë litri ujë dhe të fusni brenda një degë majdanozi. Pasi të ziejë mirë, lëreni të ftohet dhe ruajeni në frigorifer. Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje merrni pak pambuk, lageni me këtë lëng dhe pastroni fytyrën. Pas disa javësh do e shihni qe shenjat do të fillojnë të zhduken.
Limoni: është një tjetër aleat kundër shenjave apo njollave me kusht që ju të duroni efektin e saj. Vitamina C ka veti pastruese. Përzieni lëngun e dy limonëve me lëng trëndafili, të cilin e keni bërë vetë dhe aplikojeni në fytyrë, por pa e fërkuar.
Ananasi: është ideal për të larguar njollat që lënë puçrrat. Për këtë mjafton të merrni një ananas, ta prisni në feta dhe t’i vendosni në pjesët ku keni shenja. Lërini të paktën një orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Kujdes me flokët, pasi ananasi mund t’i dëmtojë.
Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al


