Si të shpëtoni nga varicet në mënyrë natyrale

varice

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Ata që vuajnë nga varicet e dinë shumë mirë dhimbjen dhe problemet pamore që shkakton kjo gjendje. Provojmë kura dhe trajtime të ndryshme dhe shpresojmë se do funksionojnë. Kura që ne do të paraqesim më poshtë është efikase dhe e provuar.

Varicet janë vena të dobësuara , të zmadhuara dhe të dukshme poshtë lëkurës . Ato kanë zakonisht ngjyrë  blu ose ngjyrë vjollcë e errët. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga shtatëania, obeziteti, qëndrimi i gjatë në këmbë, mosha, gjenetika e shumë të tjerë.

Kjo gjendje kur avancon shumë shfaq probleme të shumta shëndetësore, si inflamacion, ndjenjë rëndese në këmbë si dhe ënjtje. Kur vjen çështja për të ulur inflamacionin dhe për të rregulluar rrjedhjen e gjakut, hudhra është  produkti natyral më i mirë që mund të përdoret. Hudhra ka veti të pabesueshme mjekësore, duke përfshirë edhe tretjen e toksinave dhe eliminimin e tyre jashtë trupit. Nëse ju filloni të përdorni hudhrën në dietën tuaj të përditshme, do të vini përmirësime në një kohë afatgjate. Për një efekt të menjëhershëm, mund të filloni të aplikoni përzierjen e hudhrës direkt në zonat e prekura.

Përbërësit:

  • Një lugë vaj ulliri
  • Gjysmë gote me lëng portokalli
  • Hudhër e grirë imët

Përgatitja

Përziejini mirë të gjithë ingredientët dhe lëreni përbërjen  për të paktën 12 orë përpara se ta përdorni. Aplikojeni atë në zonat e prekura, duke përdorur lëvizje të ngadalta rrethore. Mos ndaloni derisa përbërja të përthithet nga lëkura. Përdorni një rrobë ose peshqir të pastër dhe të ngrohtë për të mbështjellë zonën që sapo masazhuat dhe lëreni për rreth 15 minuta. Shumë shpejt do të ndieni qetësim. Përsëriteni për aq kohë sa të dëshironi.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave