Si të trajtoni kolitin ulçeroz duke konsumuar arra – ushqimet që duhet të shmangni

Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore që prek zorrët dhe rektumin, ku shkakton plagë të ndryshme në pjesën e brendshme të tyre.

Koliti shkakton dhimbje, fryrje dhe diarre.

Sëmundja ka tendencën të përkeqësohet me konsumin e disa ushqimeve specifike siç janë:  fasulet, kafeja, mishi, misri, çokollata, pijet e gazuara dhe qepët.

Një studim i universitetit të Teksasit ka zbuluar se arrat ofrojnë një sërë përfitimesh kundër infamacionit të zorrës së trashë dhe rekomandohen kundër kancerit që prek këtë zonë.

Zbulimet e studimeve në Teksas tregojnë se arrat ofrojnë mbrojtje kundër kolitit, një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.

Gjatë eksperimenteve të kryera në harkun kohor të dy javëve, studiuesit vunë re se konsumi i arrave nxit riparimin e zonave të dëmtuara nga inflamacioni në zorrën e trashë dhe rrallon episodet e kolitit.

Ekspertët nënvizojnë se ky zbulim nuk do të thotë që njerëzit që vuajnë nga koliti duhet të konsumojnë sasi të mëdha arrash për të shpëtuar nga ky problem.

Sipas tyre, konsumi i arrave duhet të jetë gjithsesi i një niveli mesatar por i vazhdueshëm deri sa të mësohet se cili prej përbërësve aktivë të arrave lufton inflamacionin në zorrën e trashë.

Çfarë Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Koliti

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë shmangien e produkteve të mëposhtme nëse vuani nga koliti.

Produktet e bulmetit

Produktet e bulmetit shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e kolitit. Por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg qumështit.

Ekspertët thonë se të pasurit kolit, nuk nënkupton automatikisht intolerancë ndaj laktozës. Kjo e fundit ka shumë të bëjë me sasinë e enzimave të konsumuara të qumështit.

Misri dhe kërpudhat

Misri dhe kërpudhat treten me vështirësi, thonë ekspertët. Pavarësisht intensitetit të përtypjes, misrat sërish arrijnë të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre në rastet e njerëzve që vuajnë nga koliti.

Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që treten me vështirësi siç janë misri, kërpudhat, lakra, farat dhe arrorët.

Mishi me dhjamë

Mishi me dhjamë është një produkt që duhet t’i qëndroni larg. Më mirë zgjidhni produkte mishi pa dhjamë sepse ky i fundit arrin të përkeqësojë simptomat.

Qoftet, roleja dhe mishra të tjerë të butë e të gatuar mirë treten më lehtë se bifteku.

Erëzat

Erëzat pluhur apo të bluar hollë mund të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor pa problem.

Nëse gatuani me erëza ose barishte të freskëta siç janë piperi kokërr ose majdanozi, sigurohuni që t’i grini ose bluani hollë që të jenë më të tolerueshme për stomakun./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet