Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta
Qimet e fytyrës, e sidomos mustaqet, ju detyrojnë të shkoni shumë shpesh tek estetistja? Mos u shqetësoni shumë pasi është një problem i shumë grave! Në këtë artikull do të shohim disa metoda që na ndihmojnë si të heqim mustaqet. Nëse jeni pjesë e vajzave që kanë pak fare qime në fytyrë ateherë jeni me fat pasi fytyra është kartvizita juaj, sidomos kur keni një intervistë pune, sytë bien direkt tek buzët dhe keshtu që qimet mbi buzë (mustaqet) bien direkt ne sy!
Shafran i Indisë dhe qumësht: përgatisni një përzierje në një tas me qumësht dhe pak shafran Indie. Përziejini së bashku, deri sa të përfitoni një pastë homogjene. Aplikoni përzierjen në zonën e buzës së sipërme dhe lereni të thahet. Së fundi, lani fytyrën me ujë.
Shafran i Indisë dhe uji: përgatisni të njëjtën përzierje si në metodën e parë. Vetëm se në vend të qumështit, do të përdorni ujë. Përzieni ujin dhe shafranin e Indisë mirë së bashku, deri sa të formohet një pastë e trashë. Aplikoni përzierjen në zonën e qimeve mbi buzën e sipërme dhe lereni të thahet për gjysëm ore. Hiqni përzierjen ose thjesht lajeni atë, duke e fërkuar butë. Përsëriteni këtë proçes për një muaj. Qimet do të rrallohen shumë.
Me ujë, sheqer dhe limon: përzieni këto tre përbërës së bashku dhe aplikoni përzierjen në zonën mbi buzët e sipërme. Pasi ta keni lënë përzierjen për rreth 10 deri në 15 minuta, mund ta lani atë me ujë të ftohtë.
Burimi: http://www.glamournhealth.com/shendeti.com.al


