Si t’i shpëtoni alergjive të vjeshtës

Pranvera është e njohur si stina e alergjive, por edhe vjeshta nuk mbetet pas. Gjethet e rëna dhe lulëzimi i disa pemëve në këtë stinë mund të jenë faktor alergjish.

Ja disa mënyra si ta menaxhoni këtë stinë pa u prekur nga alergjitë.

alergji ne vjeshteShikoni nëse jeni alergjik: analizoni simptomat dhe bëni një test të lëkurës për alergjitë. Në këtë mënyrë do të kuptoni nga se jeni alergjik dhe fazën e alergjisë që keni.

Kufizoni ekspozimin ndaj pemëve apo mjeteve të tjera alergjike: qëndroni në shtëpi, sidomos në ditët e thata dhe me erë, sepse poleni mund të përhapet më lehtë dhe do t’ju përkeqësonte gjendjen.

Shpëlani shpesh hundët: në këtë mënyrë do të hiqni mukusin dhe alergenet nga hunda dhe do të lehtësoni mbingarkesën e akumuluar.

Merrni medikamente për të parandaluar alergjitë: shumë nga këto medikamente mund të jenë në formë të lëngshme apo pilule. Merrni nga një kokërr (me këshillën e mjekut) para se të dilni nga shpia, kjo mënyrë do t’ju lehtësojë simptomat e bezdisshme të alergjisë.

Hani shëndetshëm: kështu do të forconi sistemin imunitar dhe do t’i përballoni më lehtë simptomat e alergjisë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi