Silva Bino: Nënvarianti Omicron BA2 shkakton pasoja të rënda tek të pavaksinuarit

Në Shqipëri aktualisht po qarkullon mutacioni Delta i Coronavirusit, Omicron dhe së fundmi edhe nënvarianti i ri tij BA2. Predominon Omicron, por në spitalin Covid ka pacientë të shtruar për shkak të infektimit me BA2.

“Në 560 mostra 86 % kane rezultuar omicron një perqindje më e ulet me Ba2”- tha Silva Bino

Bino nuk e shikon shqetësuese situatën me mbërritjen e mutacionit BA2 të Omicron.

Sipas Binos Ba2 mund të shkaktoje klinikë të rënde tek personat e pavaksinuar dhe te ata që kanë bërë shumë herët dozën e dytë të vaksinës.

Varianti i omicron BA2 mund të jetë dominues pas disa javësh pasi ka një infektueshmëri 30% më të lartë se vetë omicron dhe se me dozë të tretë janë vaksinuar vetem 12 % e populatës target.

 Në 556  mostra të analizuara ne Berlin

476 mostra rezultuan BA1 ( Omicron )

46 mostra rezultuan BA2   ( Omicron)

18 mostra rezultuan  Delta/ Top Channel

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet