Simptomat e fshehta të turpshme të menopauzës

Lëkundje humori, flakërime të ndezura dhe mungesë të dëshirës për marrëdhënie seksuale, të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të menopauzës.

Kjo është një fazë në jetë të cilën shumica e grave e kanë tmerr, sepse pikërisht kjo fazë sinjalizon  fundin e viteve të tyre si riprodhuese.

menopauzaPor, një pjesë e hulumtimeve të reja ka hedhur dritë mbi atë se si më shumë se gjysma e grave të cilat kalojnë në këto faza ndryshimesh, fshehurazi ballafaqohen me simptoma të turpshme që rrallë diskutohen.

Hulumtuesit nga “Dartmouth, Yale and Connecticut Healthcare Symptoms”,  kanë  gjetur se 51 % e grave pas menopauzës fillojnë të kenë probleme vaginale dhe të vulvës.
Këto probleme përfshijnë kruarje, djegie, dhimbje ose erë. Ndërsa të tjerët vuajnë nga problemet me urinim të shpeshtë, frekuenca urinare, rënie të organit dhe dhimbje.

Pavarësisht nga ashpërsia e simptomave, hulumtuesit pohojnë se shumica e grave nuk kërkojnë ndihmën mjekësore që u nevojitet.

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, kohët e fundit foli për përvojat e saj të menopauzës. Nëna e gjashtë fëmijëve ka folur gjerësisht për ndryshimet që ajo ka përjetuar që nga operacioni ku ajo hoqi vezoret  në fillim të menopauzës.

Aktorja iu nënshtrua një operacioni radikal, dy vjet pas një mastektomie të dyfishtë, pasi mësoi se ajo kishte një rritje të rrezikut të kancerit për shkak të një gjeni të dëmtuar BRCA1.

/ Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet