Simptomat e menopauzës

Simptomat më të zakonshme të menopauzës janë: afshet, djersitjet gjatë natës, çregullimet e gjumit dhe një jetë seksuale e rrezikuar. Afshet janë shtim i papritur i nxehtësisë së përgjithshme të trupit, që shpesh shkaktojnë djersë dhe siklet. Mund të zgjatin nga 30 sekonda në disa minuta- është e tmerrshme. Edhe djersitjet gjatë natës janë të ngjashme me afshet, por ndodhin në mes të natës.

Menopauza gruaPacientët thonë se janë më intensivë, zgjatin më shumë, por mund të jetë vetëm një përshtypje e tyre ngaqë ndodhin diku rreth orës 3 të mëngjesit. Këto djersitje mund të ndikojnë edhe te çregullimet e gjumit, por shumë gra shprehen se pagjumësia e tyre nuk ka lidhje me to.

Çrregullimi seksual është një pasojë e pashmangshme e menopauzës. Edhe pse impulsi seksual vjen duke u zvogëluar në mënyrë fare natyrale me kalimin e moshës, të vazhdosh të kesh marrëdhënie seksuale pas menopauzës mund të jetë një problem.

Ngaqë nuk ka më estrogjen që ta mbajë vaginën të shëndetshme, kjo e fundit thahet dhe bëhet mjaft delikate. Vagina është e mbushur me epitel skuamoz njësoj si pjesa tjetër e lëkurës./ Dr. Carol Livoti

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë