Simptomat e një shtatzënie jashtë mitrës

Kozeta Mustafaraj, gjinekologe

Në fillimin e saj shtatzënia jashtë mitre mund të mos japë asnjë shenjë. Shenjat e hershme janë ato të një shtatzënie normale, si: mosardhja e aborti shtatzenementruacioneve, gjoksi bëhet i dhimbshëm, nauze, testi urinar i shtatzënisë del pozitiv. Me kalimin e ditëve nisin të shfaqen shenjat e një shtazënie jo normale: dhimbje të fundit të barkut, hemorragji e lehtë vaginale.

Nëse kjo lihet të përparojë, atëherë barra e zhvilluar në tub, arrin të dëmtojë tubin dhe nis të pikojë hemorragji, çka sjell dhimbje të shpatullës ose lëvizje të zorrës në varësi se ku grumbullohet gjaku dhe cilin nerv irriton.

Vetëm në rast të vendosjes në qafën e mitrës ka humbje gjaku profuse. Nëse tubi i fallopit çahet, do të japë hemorragji të madhe e brendshme që do të shprehet me këputje, gjendje të fikëti dhe shok.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë