Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Infeksionet e veshit janë një problem shumë i shpeshtë tek fëmijët, sidomos gjatë stinës së dimrit. Dhimbjet e shkaktuara nga infeksionet e veshit përsëriten disa herë në ditë dhe janë gjithnjë e më të forta. Zakonisht infeksionet e veshit tek fëmijët krijohen kur ata janë të ftohur apo kanë grip, kjo për arsyen se gjatë kësaj kohe fëmijët kanë një sistem të dobët imunitar.
Simptomat e infeksionit të veshit janë:
- Dhimbje intensive e veshit gjatë ditës dhe natës
- Vështirësi dëgjimi
- Dhimbje koke
Nëse fëmija nuk flet ja shenjat që mund të tregojnë se ka infeksione në vesh:
- Tërheqja e veshit
- Të qara të shpeshta
- Nervozizëm
- Temperaturë e lartë
- Kullim lëngjesh nga veshi
- Humbje oreksi
KUJDES! Nëse infeksioni i veshit përsëritet vazhdimisht, rritet rreziku i humbjes së dëgjimit, problemet me të folurin dhe meningjiti. Ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.
Burimi: Web Medicine


