Sinusiti (pezmatimi i zgavrës së hundës), shenjat paralajmëruese dhe shkaqet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Sinuset e shëndetshme mbushen me ajër, por, nëse ato bllokohen dhe mbushen me lëngje, mund të rriten baktere dhe shkaktohen infeksione.

Shkaqet më të zakonshme të bllokimit të sinusit janë:

  • Ftohjet e zakonshme
  • Riniti alergjik (inflamacion i mukozës nazale i shkaktuar nga alergjia ndaj poleneve).
  • Polipet nazale (mishi i huaj në hundë)

Llojet e sinusitit

  • Sinusiti akut zakonisht fillon me simptoma të ngjashme me ftohjen, si skuqje të hundës dhe dhimbje në fytyrë. Mund të nisë krejt papritur dhe të zgjasë 2-4 javë.
  • Inflamacioni subakut i sinusit (gjendje mes akutes dhe kronikes) zakonisht zgjat 4-12 javë.
  • Simptomat e inflamacionit kronik zgjasin 12 javë ose më shumë.
  • Sinusiti i përsëritshëm ndodh disa herë në vit.

Simptomat e sinusitit akut

Shenjat kryesore janë:

  • Dhimbja ose ndjesia e ushtrimit të një presioni në fytyrë
  • Hunda e skuqur
  • Hundë të bllokuara
  • Mungesa e nuhatjes
  • Kolla ose kongjestion nazal

Mund të keni gjithashtu:

  • Temperaturë
  • Erë të keqe nga goja
  • Lodhje
  • Dhimbje të dhëmbëve

Mund të keni sinusit akut nëse keni dy ose më shumë nga këto simptoma, ose rrjedhje të hundëve në formë mukusi në ngjyrë të verdhë ose jeshil.

Simptomat e sinusitit kronik

Mund t’i keni këto simptoma për 12 javë ose më shumë:

  • Ndjesia e kongjestionit në fytyrë
  • Bllokim të hundëve
  • Qelb në zgavrën e hundës
  • Temperaturë
  • Skuqje të hundës

Mund të keni gjithashtu dhimbje koke, erë të keqe të gojës dhe dhimbje të dhëmbit. Mund të ndiheni edhe të lodhur gjatë gjithë kohës.

Disa nga shkaqet e sinusitit tek fëmijët janë:

  • Alergjitë
  • Ngjitja e infeksioneve nga fëmijët e tjerë në shkollë apo kopsht
  • Pirja e ujit shtrirë
  • Pirja e duhanit afër tyre

Ndërsa tek të rriturit shkaqet kryesore janë infeksionet dhe pirja e duhanit.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?