Situata e gripit, ISHP: Në Shqipëri po qarkullojnë 3 lloje virusesh, prirja e infeksioneve respiratore paraqet intesitet shumë të lartë

Është rritur numri i rasteve të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë. Sipas rapotimeve të ISHP(Institutit të Shëndetit Publik), vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet intesitet shumë të lartë.

“Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet intesitet shumë të lartë.

Jemi në pikun e viruseve stinore, ku në javën e 5 të vitit vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet 23% rritje, pra intensitet shumë të lartë dhe me përhapje në të gjithë vendin  në krahasim me javën paraardhese.”

Sipas ISHP aktualisht janë në qarkullim 3 viruse gripi (A/H1, A/H3 dhe B). Gjithashtu vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 4% më i lartë  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në javën e 05 të vitit 2020 vërehet një prirje në rritje e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 4% më i lartë  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Infeksionet respiratore të sipërme në nivel kombëtar paraqiten me 17.760 raste gjatë javës së 5-të të vitit 2020; ndërsa infeksionet respiratore të poshtëme në nivel 7.530 raste. Në javën 05/2020 aktiviteti i Infeksioneve Respiratore Akute paraqet: prirje në rritje, aktivitet gjeografik të përhapur, intensitet shumë të lartë, impakt mesatar.

Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 05 (27 Janar–2 Shkurt 2020) janë grumbulluar 576 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.

Nga testimi i tyre në 163 (28.3%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 118 (20.5%) virusi i tipit A dhe 45 (7.8%) virusi i tipit B. Nga 118 viruset e tipit A, 42 (35.6%) janë të nëntipit A/H1 dhe 39 (33.1%) të nëntipit A/H3, ndërsa 37 (31.4%) janë në procesin e nëntipizimit.”

Por pavarësisht shifrave, ISHP bën me dije se kjo situatë është e pritshme për sezonin, sikundër po ndodh në kontinentin Europian, ku aktiviteti i gripit në Evropë vazhdon të paraqesë rritje, disa vende paraqesin intensitet të lartë sidomos Greqia.

Burimi: ISHP

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës