Situata në Qendrat Shëndetësore, mjekja pediatre: Problem helmimet, më pak të infektuar me Covid

Iliada Kovaçi

“Ka rënie të numrit të të infektuarve me Covid! Gastroenteritet mbeten problematikë edhe tek fëmijët”, shprehet mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore numër 10, Dr. Valmira Allajbej, për gazetën Shëndeti.

“Numri i vizitave në ditë shkon rreth 20, por mund të jenë edhe më shumë. Gastrointeritet, të cilat shoqërohen me 2-3 ditë temperaturë, të përziera dhe diarre, kanë qënë problematikë gjatë periudhës së verës, por vazhdojnë ende.

“Ndërsa, sa i takon të të infektuarve me Covid-19, kjo periudhë paraqitet e qetë me rreth 7 raste në ditë. Covidi është më i shprehur në grupmoshat e vogla, që tek foshnjat pa mbushur ende 1 vjeç deri tek fëmijët 10-12 vjeç. Simptomat janë të lehta duke përfshirë temperaturë, kollë të lehtë e të ngjirur. Disa prej këtyre rasteve avancojnë në bronkit pasi i neglizhojnë simptomat që në fillim,” përmbyll mjekja Allajbej.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet