Situata në QSH të Tiranës: Rritet numri i të infektuave me Covid, paralelisht dhe interesi i qytetarëve për vaksinat

Iliada Kovaçi

Gjatë muajit të verës ka patur rritje të rasteve të të infektuarve me Covid, si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët. Dr. Jonida Diko, drejtoreshë e Poliklinikës nr.10 në Tiranë është shprehur për gazetën Shëndeti, se paralelisht me rritjen e rasteve të infektuara nga covid-19, ka edhe një fluks të shtuar ndaj atyre që i drejtohen Qendrave Shëndetësore për tu vaksinuar.  “Procesi i vaksinimit ende vazhdon dhe madje fluksi është rritur, mesatarisht mund të ketë 30 deri në 40 persona në ditë që i drejtohen Qendrës nr.10 për të kryer vaksinën.”

E pyetur se cila është ajo grupmoshë e cila po afrohet më shumë për të kryer dhe çfarë vaksine përzgjedhin, Drejtoresha shprehet se: “Vaksinat janë vetëm Pfizer. Ndërsa, përsa i përket grupmoshave janë të ndryshme por kryesisht janë të rinjtë midis 20-30 vjeç ata që po vijnë, sepse kronikët që përfshijnë kryesisht grupmoshat 50 vjeç e më lart i kemi vaksinuar të parët. Ka një rritje të dukshme të sensibilizimit dhe bindjes edhe tek ata persona të cilët kanë qenë skeptikë ndaj vaksinimit, por tashmë po vijnë po e bëjnë edhe ata.

Gjithashtu, Dr. Diko shprehet se ka një rritje dhe të të infektuarve me covid. “Përsa i takon rasteve covid janë pothuajse 1 në 2 persona të cilët rezultojnë pozitivë pas testimit. Këta vijnë me simptoma të lehta, me një temperaturë të lehtë, dhimbje fyti dhe pak kollë. Ky variant po kalohet më lehtë sesa më pare”, përmbyll drejtoresha për gazetën Shëndeti.

 

 

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve