Situata në spitalet COVID/ Numri i shtrimeve ka shkuar në 15 në ditë, mes të infektuarve dhe gra shtatzëna

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në “News 24”, gazetari Erion Skëndaj, ka bërë një panoramë të përgjithshme të situatës së pacientëve të infektuar me COVID-19 në dy spitalet e dedikuara për virusin.

Skëndaj bën me dije se rreth 15 të shtruar në ditë është bilanci aktual i shtrimeve në dy spitalet. Ai tha se në spitalin COVID 1, aktualisht janë të shtruar 110 pacientë, nga 120 që është kapaciteti, ndërsa vlen për t’u theksuar se mes të infektuarve janë dhe gra shtatzëne.

“Nuk ka autoambulanca me pacientë brenda, çka dëshmon që situata është e qetë, por s’ka qenë e tillë mbrëmjen e djeshme. Në 24 orët e fundit, numri i urgjencave shëndetësore që mbërrijnë në spitalin COVID 1, shkon nga 13 në 15 e po kaq janë dhe shtrimet. Në të dy spitalet, COVID 1 dhe 3, aktualisht janë 180 të shtruar. Ka mes të shtruarve dhe pacientë që janë shtatzëne. Madje ka prej tyre dhe që kanë lindur, ndërkohë që foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pra kemi të formave komplikacioneve në mushkri të gratë shtatzëne. Ne para disa ditësh raportuam se ka të shtruar në COVID 1, tre pacientë, respektivisht 21, 23 dhe 26 vjeç.

Nga MSH nuk pati reagim për këto pacientë, si dhe nga ministria nuk tregohet mosha e pacientëve që marrin trajtim. Në spitalin COVID 1 janë 110 të shtruar, nga 120 që është kapaciteti, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në spitalin COVID 3. Pra kemi një rritje të shtrimeve në ditë që shkon në 15 shtrime ditore, por ka dhe një dalje të madhe të pacienteve nga spitalet”, u shpreh gazetari.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij