Situata në spitalin Covid/ Çomo jep detajet: 50 të shtruar, 70% janë në formë të rëndë

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur për të folur rreth situatës së pandemisë dhe masave anti Covid.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka treguar si është situata në spitale duke shpjeguar se shifrat kanë rënë por vijojnë të marrin trajtim pacientë që kryesisht janë të pavaksinuar.

Çomo: Një muaj më parë kemi pasur 175 pacientë ndërsa tani është 50 të shtruar. Pjesa më e madhe e tyre, 70% janë forma të rënda, pjesa tjetër janë forma të rënda e kritike. Të shtruar në spital janë njerëz të pavaksinuar dhe pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë dhe nëse këta persona do ishin vaksinuar, numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët. Vijoj të bëj thirrje që pavarësisht se kemi ulje të rasteve, arma e fortë që duhet ta mbajmë është procesi i vaksinimit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet