S’ka gjendje të jashtëzakonshme, qeveria e Kosovës merr masa të reja në luftën ndaj pandemisë së COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, se është marrë vendim që të shtohen masat pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Hoti deklaroi në një konferencë për mediat se gjendja po rëndohet por se nuk do propozohet “Gjendja e Jashtëzakonshme”, por se do shtrëngohen masat anti-COVID-19.

“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marrë disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare. Në bazë të shifrave që po prezantohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjendja me COVID-19, ka thënë Hoti, po rëndohet dhe se kapacitetet shëndetësore gati janë të limituara.

Ai tha se janë duke bërë përpjekje që të rrisin kapacitetet shëndetësore gjatë ditëve në vijim për shkak të numrit të madh të rasteve.

“Masat shtesë që do të propozohen sot në mbledhjen e qeverisë do të jenë më shumë rigoroze. Është e papranueshme që derisa vendimet e qeverisë janë në fuqi ndërkohë që inspektorati është në terren, policia, po ashtu organizohen ahengje dhe dasma nëpër qytete të ndryshme anë e mbarë Kosovës. Me këto veprime po rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë dhe të prindërve tanë”, tha Hoti.

Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së korinavirusit pason pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në tre javët e fundit. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve. / BalkanWeb

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim