Skandal/ Ndërpritet energjia elektrike në QSUT, 24 pacientëve të hemodializës u rrezikohet jeta

hemodialize

Elona Tereziu, Marsela Aliaj / Shëndet+

Një situatë aspak normale, por jo e pazakontë, ka ndodhur pasditen e sotme në repartin e hemodializës në QSUT. Për rreth 45 minuta QSUT ka mbetur pa energji elektrike, çka ka bërë që 24 pacientëve që po merrnin seancën e radhës të hemodializës t’u rrezikohet jeta.

Të terrorizuar, pacientët tregojnë se janë munduar të mbyllin vetë pajisjet që bëjnë infiltrimin e gjakut, pasi gjatë seancës në repartin e hemodializës ndodheshin vetëm dy infermierë.dializa

Alma Sheme, nënkryetare e Shoqatës së Hemodializës, si dhe vetë paciente, tregon për situatën që iu desh të kalonin sot. “Sot iu rrezikua jeta 24 pacientëve. Gjatë seancës së hemodializës, kur kishim bërë më shumë së gjysmën, ikën dritat për pothuajse një orë. Sigurisht nuk është hera e parë që ndodh në QSUT një gjë e tillë, këtu dritat ikin shpesh, por maksimumi 2-3 minuta, jo kaq shumë. Kërkojmë vëmendjen e organeve kompetente, dhe po ju them se kjo nuk do të mbetet me kaq”.

Xhemali Tufa: E para njëherë, dhe më minimalja, nuk është korrekte të na lënë pa infermier. Gjatë kohës që po merrnim shërbimin e hemodializës dhe ikën dritat, kemi qenë 24 pacientë në dhomë dhe vetëm dy infermierë. Ata nuk kishin mundësi t’i mbyllnin të gjitha aparaturat, jemi munduar vetë se na u mpiks gjaku. Ja shikojeni si jemi larë të gjithë me gjak nga rrobat.’’

dializa1Fatos Pura: Kam 8 vite me dializë, por kjo është hera e tretë që e marr shërbimin këtu. Neve na u rrezikua jeta në këtë rast. Jemi munduar t’i mbyllim vetë pajisjet, se na u ngri të gjithëve gjaku. Po ku di unë si funksionojnë gjërat këtu. A nuk duhet të ketë një gjenerator?! Po na lënë në mes të seancës një orë pa drita”.

Me ardhjen e energjisë elektrike, një pjesë e pacientëve janë rikthyer për ta vazhduar seancën, ndërsa shumë të tjerë, në gjendje të rënduar psikologjike, janë larguar.

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?