Skandal/ Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin, Onkologjiku pa aparatura dhe ilaçe

onkologji

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të flasë sot për të sëmurët me kancer gjiri dhe luftën e vazhdueshme me këtë sëmundje, nga salla e një prej hoteleve me luksoze në Tiranë, ku po mbahej edhe një konferencë mjekësore.

“Përpjekjet tona gjatë viteve të fundit kanë sjellë përparim të madh në mënyrën se si e diagnostikojmë dhe e trajtojmë kancerin për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe është e rëndësishme që të ecim më tej në këtë rrugë” tha Beqaj.

Megjithatë, pavarësisht premtimeve për përpjekje, në shërbimin e onkologjisë vazhdojnë të mungojnë kimiopreparatet. Pacientët  po kthehen mbrapsht, pa mundësi për të realizuar seancat e kimioterapisë.onkologji1

 

Herceptina, cisplatina, zometa janë tre prej medikamenteve që aktualisht mungojnë në këtë shërbim.

“Kemi 3 ditë rresht që vijmë dhe ikim se nuk ka mjekim. Për të blerë nuk i blejmë dot vetë se janë të shtrenjta”, shprehen disa prej zonjave që edhe sot janë paraqitur në dyert e onkologjikut.

Si të mos mjaftonte kjo, në shërbimin e onkologjisë ka muaj që është prishur edhe mamografia. Aktualisht po shfrytëzohet një prej mamografive lëvizëse. Burime jo zyrtare thonë se mamografia e spitalit ka 3 muaj e prishur dhe se askush nuk ka bërë asgjë për ta vënë në punë.

Përballë një situate të tillë, asnjë prej përfaqësuesve të shëndetësisë nuk ka qenë këtë muaj në shërbimin e onkologjisë për t’u sensibilizuar me të prekurit nga kanceri.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak