Skandali i groposjes së ilaçeve të skaduara, nis hetimi pas denoncimit në media

Thellohet skandali me barnat e groposura në shtratin e lumit në njësinë Zall Bastar.  Menjëherë pas denoncimit nga emisioni investigativ “Stop”, inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit dhe ai i ujërave në Ministrinë e Bujqësisë, të shoqëruar edhe nga uniformat blu të komisariatit numër 4 kanë nisur hetimet ne terren.
Veç ilaçeve të denoncuar në “STOP”, autoritetet kane zbuluar edhe barna të tjerë, të cilat disponojnë pullën dhe firmën farmaceutike të cilës i përkasin.

Këto janë fotot e marra sot në këtë zonë nga inspektorët. Kreu i inspektoratit të Ujërave, në Ministrinë e Bujqësisë Ervin Kaja thotë për Televizionin Klan se sasia e groposur është e madhe dhe ajo nuk është zbuluar tërësisht.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore thotë për Televizionin Klan se barnat e publikuara një ditë më parë, janë kontrabandë, dhe se prej 2005 nuk janë importuar në rruge ligjore ne vendin tonë.

Sipas inspektorëve do të jetë kjo agjenci e cila do të bëj gjurmimin e barit nëpërmjet pullës për të shkuar tek autorët e kësaj masakre.

Inspektorët e mjedisor dhe ato të ujërave po hetojnë paralelisht edhe për dëmet e shkaktuar në mjedis.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç