Skandali me produktet e bulmetit vë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit

Blertina Koka

Shqetësimi i ngritur nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, mbi praninë e vajit të Palmës në produkte bulmeti, ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z. Dritan Sejko, ka urdhëruar marrjen e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), dhe analizimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare (ISUV) për përmbajtje të vajit të palmës.

Në një deklaratë të dhënë për mediat, AKU bën me dije se ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilave  do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit ne fuqi.

Në fund të deklaratës AKU shton: “Për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i hapur dhe bashkëpunues me konsumatorët për të gjitha shqetësimet, denoncimet e konsumatorëve, si dhe të gjitha rastet e denoncuara në media, apo pranë portalit online “Inspektori Digital”./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë