Skandali, tregjet dhe supermarketet shqiptare të mbushura me mish Brazili

Skandali i zbuluar se Brazili ka eksportuar mish të kalbur drejt Europës dhe Azizë tronditi mbarë tregjet e tregtimit të mishit në botë.

Po situata në Shqipëri si është?

Emisioni BOOM në Ora News investigoi pikat e shumicës dhe supermarketet, të cilat janë të mbifurnizuara me mish derri, gici, pule dhe fileto deri dhe pule nga Brazili.

Sipas të dhënave të AKU, plot 17.558 ton mish janë importuar nga viti 2015-2017 nga Brazili në Shqipëri.

Gazetari: Doja të pyesja për mish me shumicë.

Shitësi i pikës së shumicës: Çfarë mishi?

Gazetari: Mish viçi, gici.

Shitësi i pikës së shumicës: Ehe, po!

Gazetari: I ke tek magazina?

Shitësi i pikës së shumicës: Ti çfarë do të marrësh se kështu..

Gazetari: Unë erdha më shumë për të pyetur në fakt.

Shitësi i pikës së shumicës: Për çfarë do me e përdor ti?

Gazetari: E dua sepse kam hapur një kopësht fëmijësh dhe thashë..

Shitësi i pikës së shumicës: Po ti më thuaj mua këtu. Aty nuk ka mish viçi, vetëm mish derri, fileto derri, fileto pule.

Gazetari: Doja të dija është mish vendi apo mish..

Shitësi i pikës së shumicës: Importi or burrë.

Gazetari: Importi ee, kryesisht nga…

Shitësi i pikës së shumicës: Brazili!

Gazetari: Nga Brazili? Fileto gici mish Brazili.

Shitësi i pikës së shumicës: Po, ka dhe fileto pule.

Gazetari: Nga Brazili është edhe fileto pule?

Shitësi i pikës së shumicës: Po.

Shitësja e dyqanit: Çfarë do të marrësh ti?

Gazetari: Jam i interesuar për mish por më tha (shitësi i pikës së shumicës) që më shumë janë mish Brazili, më tha mund ti shikoj dhe këtu. Mund ti shikoj?

Shitësja: Po.

Gazetari: Domethënë dhe këto janë të Brazilit?

Shitësja: Po.

Gazetari: Kush ecën më shumë Brazili apo..

Shitësja: Jo, varet kush është mishi më i mirë pa dhjam, më i butë.

Gazetari: Të Brazilit shitën më shumë, kanë më.

Shitësja: Fileto Brazili, Brazili është kjo.

Gazetari: Po pula, e Brazilit?

Shitësja: Po, po, po.

Gazetari: Po kjo?

Shitësja: Po këtë e ke Brazil dhe këtë Brazil.

Gazetari: Këto janë braziliane?

Shitësja: Po.

Gazetari: Nga Brazili është dhe kjo?

Shitësja: Po.

Gazetari: Po këtu braziliane janë dmth?

Shitësja: Po, të gjitha këto, pulat janë braziliane. Ka ecurinë më të madhe, tregëtia më e madhe e mishit bëhet në Brazil. Është rritur kostoja sepse e tërheq Kina shumë Brazilin, se ne nuk ka na gjë për furnitorë ai, Shqipërinë jo. I merr Kina shumë, prandaj janë rritur çmimet. 

Investigimi tregon qartë që shqiptarët hanë sallam dhe qofte të pashëndetshme nga mishi i kalbur i Brazilit.

Teksa e gjithë bota është përfshirë në hulumtime nëse mishi i kalbur brazilian ka përfshirë vendet e tyre, shihet se Shqipëria, vitin e kaluar, 25% të importeve të mishit i pati nga Brazili.

Importet e mishit dhe të ngrënshmeve të tij shënuan 38 mijë e 851 tonë në vitin 2016,  nga të cilat 9701 tonë ishin nga Brazili, i cili kryeson listën vendeve nga ku Shqipëria importon mish.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak