Skandal/MSH këshilla për të nxehtin, spitalet në thatësirë, pa ujë

Ashtu siç ishte parashikuar nga shërbimi meteorologjik, në ditët e para të  korrikut, temperaturat kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius. Përballë një situate të tillë, të parashikuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos abuzojnë me konsumimin e ujit të pijshëm, pasi do të ketë kufizime.

Kufizimet për ujin e pijshëm në një pjesë të vogël të qytetit janë vetëm një masë e përkohshme për shkak të motit të nxehtë dhe të thatësirës së zgjatur që ka përfshirë edhe vendet e tjera të Europës.

Ndërkohë nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një sërë këshillash që mendohet të ndihmojnë qytetarët për të përballuar të nxehtin.

Por, sipas disa denoncimeve të mbërritura në redaksinë e Pro Pacientit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka menduar për të përballuar furnizimin me ujë të spitaleve. Kështu, spitali i Elbasanit ka gjithë ditën pa ujë në të gjitha shërbimet. “Në spitalin e Elbasanit që prej mëngjesit jemi pa ujë. Na plasi vapa, e ujë nuk ka. Materniteti është pa ujë, kirurgjia pa ujë, shërbimi i sëmundjeve infektive gjithashtu është pa ujë”, shkruhet në denoncimin e mbërritur në redaksi. / ProPacientit

 

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll