Blerina Bombaj, dietologe
Kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos
përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike. Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit.
Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidantë është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.
- Dieta:
Të konsumohen ushqime të larmishme, sa më shumë fruta e perime të freskëta. Frutat si boronicat, manaferrat dhe thanat janë shumë të dobishme.
Të preferohet peshku si sardelet dhe fasulet me ngjyrë.
Të konsumohen ushqime të pasura në probiotikë si kosi natyral dhe prebiotikë si hudhrat
Të mbahet peshë trupore optimale nëpërmjet ekuilibrit të ushqimit dhe aktivitetit fizik
Të zgjidhen ushqime të varfra në yndyrna të ngopura dhe kolesterol
Të mos konsumohet sheqer me tepri
Të reduktohet kripa
Të konsumohen 8 gota ujë në ditë
Ekspozimi në rrezet e diellit (por jo në nxehtësi), është i nevojshëm per vitaminën D.


