Skleroza multiple, ç’duhet të dini

Mira RakacolliNga neurologia prof. Mira Rakacolli

Cilësohet si një sëmundje e trurit dhe e shtyllës kurizore, pjesë të trupit ku kalojnë e ndërthuren më së shumti fijet nervore të organizmit. Shkaku i saj nuk dihet. Skleroza Multiple shkatërron veshjen e fijeve nervore. Kjo gjendje bllokon përkohësisht sinjalet që kalojnë nëpërmjet nervave tek muskujt dhe në tru. Skleroza e shumëfishtë ndikon veçanërisht aftësinë e të parit, të prekurit dhe përdorimin e gjymtyrësve. Këto probleme mund të shfaqen e pastaj zhduken, ose të përmirësohen e keqësohen dhe mjekët ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë përse ndodh kjo.

Skleroza multiple është një sëmundje që prek kryesisht moshat produktive 20-40 vjeç, por përjashtime nuk bëjnë fëmijët dhe moshat mbi 50 vjeç. Në botë afërsisht 2.5 milion njerëz janë të prekur prej sklerozës multiple.

Shkaktarët e sklerozës multiple

Janë disa faktorë që ndikojnë në shfaqien e sklerozës multiple, si:

Faktorët ambientalë ose atmosferikë (klima, ndotja etj), faktorët infektiv (bakteriet, viruset) dhe faktorët gjenetikë (kur pjesëtarë të familjes janë prekur nga kjo sëmundje atëherë predispozita për t’u prekur është shumë herë më e madhe sesa tek ata individë që nuk kanë histori të tilla në familje)

Fakte për sklerozën multiple

Skleroza  multiple është njëra nga sëmundjet e shpeshta neurologjike. Vetëm në rastet e rralla të veçanta sëmundja merr rrjedha fatale. Shumë të sëmurë pas shfaqjes të simptomave të para, janë sërisht të aftë për një kohë të gjatë për punuar dhe vazhduar një jetë të lumtur e produktive. Rreth 10% të të prekurve me sklerozë multiple shërohen nga vetvetja, por ende mbetet mister procesi i vetëshërimit. Disa grupe etnike, si eskimezët dhe romët, janë imun ndaj kësaj sëmundje.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
sinusit
Gjërat që duhet të dini për Inflamacionin e sinusitit
skleroz
Skleroza - Shënjat fillestare dhe si t’i dalloni
Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të mirë?
“Kujdes nga sumplementet çudibërëse”- Toma: S’trajtojnë sëmundjet, i agravojnë
Si të lehtësojmë stresin?
Suplementet dietike me vitamina: A na duhen dhe a janë të rrezikshme?
Si të flini më mirë natën? 6 mënyra për ta arritur atë