Blerina Bombaj, dietologe
Besoj se të gjithë keni pirë ujë me limon dhe sodë buke për të ulur aciditetin e stomakut. Tashmë keni një arsye më shumë: soda dhe lëngu i limonit së bashku duket se krijojnë një ambient të disfavorshëm për
zhvillimin dhe rritjen e qelizave kancerogjene. Kjo në sajë të uljes së aciditetit që mendohet të jetë i nevojshëm për shumimin e këtyre qelizave.
Sigurisht nuk pretendohet që jo të jetë kura e kancerit, por nëse nuk e teproni, kjo praktikë nuk ka asnjë efekt anësor, përkundrazi, mund të jetë mjaft e dobishme.
Përgatitja:
- 1 gotë ujë
- lëngu i gjysmë limoni
- 1.2 lugë sheqer kaf
- 1.2 lugë sodë buke
Sodën hidheni në fund.


