Soja, mbron nga kanceri i gjirit

soja 2

Gratë që përdorin shpesh sojën, në të gjitha format e saj,janë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri në gji. Kjo ulje e rrezikut për t’u prekur nga sëmundja mund të arrijë deri në 14%, shpjegojnë shkencëtarët e Universitetit “Johns Hopkins” në Baltimora dhe kolegët e tyre të universitetit “Georgetown”, në Uashington. Efektet pozitive të këtij ushqimi – shprehen shkencëtarët në Revistën e Insitutit Kombëtar të Kancerit – vihen  re kur soja përdoret në pjatë. Për më tepwr ata shtojnë se personat që e përdorin shpesh në gatimin e tyre, krijojnë një stil më të shëndetshëm jetese. Për të arritur në këto përfundime shkencëtarët kanë rilexuar 18 studime të ndryshme për të parë lidhjen që ekzistonte mes dietës me bazë soje dhe kancerit të gjirit. Shumë prej këtyre studimeve janë kryer në Azi, ku ky ushqim është thuajse i përhershëm në menunë e popullsisë. Por studiuesit shprehen se femrat në Azi kryejnë edhe më tepër aktivitet fizik, pijnë më pak alkool dhe bëjnë fëmijë në një moshë më të re. Mbi të gjitha kanë zakone të ndryshme të ushqyeri në krahasim me gratw perëndimore. Mesa duket efektet mbrojtëse tw sojës i atribuohen isoflavonë, që janë në gjendje të bllokojnë estrogjenet duke shkatërruar qelizat e rrezikshme ku përfshihen edhe ato tumorale.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale