Sot hap dyert Spitali Memorial i Fierit, mesazhi për qytetarët i skuadrës shqiptaro-turke

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia.

Në videon e postuar nga Rama në facebook, pjesëtarë të skuadrës shqiptaro-turke janë shprehur të lumtur që janë pjesë e strukturës së këtij spitali, për t’iu shërbyer të gjithë banorëve të jugut të vendit.

Rama tregon gjithashtu se spitali hap sot dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES

dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës