Speci, vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Speci konsiderohet sot si perimja më e pasur me vitamin C duke ia kaluar edhe limonit. Një kile speca ka 290 kalori. Specat kanë gjetur përdorij të gjërë në mjekësinë popullore. Konsiderohen të njoma si aperitivë (domethënë për hapjen e oreksit, po specatashtu edhe të thatë e të konservuar) speci aktivizon stinjat muskulare të gypit tretës të ushqimeve dhe për arsye është aperitiv dhe kumtiv për sëmundjet e dispepsisë.

Speci është i dobishëm në disa smëundje të laringut dhe të faringut dhe veçanërisht në rastet e humbjes së zërit. Analizat rekomandojnë specin për sëmundjet e fruthit dhe të ethëve të verdha si dhe kundër rrufës, arabët specin e përdorin dizenterisë dhe sëmundjeve urinare.

Me përdorim të jashtëm speci keshillohet për masazhe të ndryshme në rastet e reumatizmave në disa nevralgji, në plevit etj. Në këtë rast përdoret kjo formulë: Ne 100 ml alkool 90° hidhen 20gr spec djegës, 15gr kamfur eleze ose 25 ml vaj ulliri. Trazohen mirë dhe lihen ashtu për 24-48 orë, mbas kësaj kullohen. Solucioni i fituar përdoret për fërkime në pjesët e sëmura të trupit.

/ Gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe