Specialistët ngrenë alarmin: Sallonet e bukurisë vendburim i HIV-AIDS në Shqipëri

Shpesh tërhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit, por rrallëherë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit. Një nga vendet ku mund të merret HIV­/AIDS, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike, të cilat janë jashtë çdo kontrolli higjeno­sanitar.

Anila Zhupa, specialiste e estetikes mjekësore tregon për Vizion Plus se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbëve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak të mossterilizimit të pajisjeve. Në çdo sallon në vendin tonë bëhen trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse jashtë vendit, para se të hapësh një biznes të tillë, ka kontroll të rreptë nga autoritete shëndetësore, në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.

Specialistë të estetikës mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës, vajzat duhet të bëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbëve duhet t’u kërkojnë përdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si tek stomatologu.

Burimi: Vizion Plus

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim