Kryefaqja Aktualitet Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT / Manastirliu: Do të marrin...

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT / Manastirliu: Do të marrin shërbim 350 mijë pacientë

0
Shpërndaje

Është inauguruar sot spitali i ri i Kirurgjisë “Frederik Shiroka” , në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Në ceremoninë e mbajtur për hapjen e këtij spitali ishin të pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në këtë spital  do të marrin shërbim 350 mijë pacientë dhe ka një kapacitet që të zhvillohen 9 mijë ndërhyrje në vit.

“Ambientet moderne janë ëndrra e kirurgëve. Me 120 shtetër, me paisje të fjalës së fundit të tekonologjisë. Është një investim për profesionistët tanë, kirurgët, një investim për studentët, për infermierët. Është një investim për qytetarët tanë që meritojnë të marrin shërbimin e duhur. Do të bëjmë shtimin e gamës së analizave. 350 mijë pacientët do të përfitojnë nga ato investime të qeverisë shqiptare. Do të bëhen 9 mijë ndërhyrje në vit. “, u shpreh ministrja.

Ndërsa kryeministri Rama tha se:

“Sot spitali i kirugjisë ka përfunduar, por QSUT është një kantier. Enden shumë njerëz nëpër këmbë gjë që nuk ndodh në sitalet normale, për të kuptuar që është nevoja në punën transformuese. Jo vetëm puna në vazhdim me spitalin e sëmundjeve të brendshme apo me pediatrinë, por edhe puna me gjithë pjesën e jashtme për të pasur më në fund një parkim që do i grumbullojë të gjitha mjetet në hyrje Jam shumë i vetëdijsëm për faktin që shëndetësia nuk është vetëm spitali kryesor i vendit. Është një rrjedhë i tërë shërbimi, për ta lehtësuar këtë kryesorin. Deri më pak vite më parë këtu ishte edhe shërbim parësor edhe urgjencë për të gjitha llojet e rasteve. Lehtësimi i kësaj barre për krijimin e gjithë sistemit rreth e rrotull është pjesë e gjithë këtij procesi.”

“Tashmë do filmohen të gjitha operacionet. Studentët mund të shohin çdo gjë që bëhet edhe pse nuk janë në sallën e operacionit e kjo është një pjesë e rëndësishme e profesionit të tyre. Por tashmë ne do të kemi një bibliotekë dixhitale për operacionet, ku do ketë një arkivë të pasur”, shtoi Rama.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here