Spitali i Traumës transferon shërbimin e pastrimit tek privati, tenderin e fiton pa garë ish-bashkëshortja e Nikolin Jakës

pitali i Traumës transferon shërbimin e pastrimit tek privati. Në këtë mënyrë, Qendra spitalore e Traumës është e para që procedon me këtë lloj transferimi të shërbimit drejt privatit, ndërsa punonjëset sanitare nuk janë më pjesë e administratës së spitalit.

Tenderi “për kryerjen e shërbimit të Pastrimit të ambienteve të brendshme dhe pastrim sistemim gjelbërimi i ambienteve të jashtme për Spitalin Universitar të Traumës”, është fituar nga operatori ‘Sori –al SHPK’, me administratore Alma Tafanin, e cila njihet edhe si ish-bashkëshortja e Nikolin Jakës, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, i përfolur vazhdimisht si një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë.

Kontrata është lidhur më 6 gusht të këtij viti, ndërsa sipas të dhënave nga Open Procurement Albania . Ajo që bie në sy është që ky shërbim prej disa vitesh prokurohet përmes procedurës Negocim i Drejtpërdrejtë (pa konkurrim dhe garë).

“Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk”, thuhet në një sqarim të faqes Open Procurement Albania.
Në spitalet publike shqiptare drejt privatit është deleguar edhe pastrimi i ambienteve të brendshme të spitalit.

Sori –al është një kompani që merret me shërbimin e ushqimeve të gatuara shpërndarja tek pacientet, menca, realizimi i shërbimit të pastrimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të objekteve publike dhe private, realizimin e shërbimeve të lavanterise, pastrimit kimik për entet publike dhe private etj./shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim