Statistika/ Aksesi në medikamente para dhe gjatë pandemisë COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 24, si më poshtë:

Pjesëmarrësit u pyetën rreth shkallës së vështirësisë lidhur me aksesin ndaj medikamenteve në periudhën para dhe gjatë pandemisë COVID-19. Përgjigjet e tyre paraqiten në Grafikun 24. Mund të vihet re që gjatë pandemisë është rritur në mënyrë domethënëse përqindja e PAK që deklarojnë se kanë pasur shumë vështirësi për aksesin në medikamente gjatë pandemisë, krahasuar me periudhën para pandemisë (40.7% vs. 9%, përkatësisht), kjo kryesisht në sajë të uljes së përqindjes së PAK të cilët nuk e kanë pasur aspak të vështirë, e kanë pasur jo të vështirë ose mesatarisht të vështirë aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë, krahasuar me periudhën para pandemisë. Këto ndryshime janë shumë domethënëse nga ana statistikore (p<0.001 sipas Testit McNemar për dy mostra të lidhura).

Grafiku 25 paraqet përqindjen e PAK që kanë pasur vështirësi ose shumë vështirësi në aksesin ndaj medikamenteve para dhe gjatë pandemisë, sipas faktorëve të pavarur në studim. Mund të vihet re që përqindja e PAK që kanë pasur vështirësi ose shumë vështirësi për aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë COVID-19 është rritur për çdo grup në studim, krahasuar me shifrat përkatëse para pandemisë.

Shkalla e vështirësisë për aksesin ndaj medikamenteve rezultoi e lidhur pozitivisht dhe
në mënyrë domethënëse me praninë e problemeve financiare, si rezultat i drejtpërdrejtë
i pandemisë, madje kjo lidhje forcohet më tej gjatë pandemisë: koeficienti i korrelacionit
sipas Spearman midis këtyre dy treguesve është 0.207 para pandemisë dhe 0.273 pas
pandemisë (p<0.001). Forcimi i lidhjes nënkupton rritjen e shkallës së vështirësisë për
aksesin ndaj medikamenteve gjatë pandemisë.

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus