Një raport i publikuar në The Lancet parashikon se deri në vitin 2100, problemi global i infertilitetit do të jetë aq i rëndë sa 97% e vendeve nuk do të jenë në gjendje të mbajnë popullsinë e tyre.
Një numër i madh njerëzish preken nga infertiliteti gjatë jetës së tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 17.5% e popullsisë së rritur – afërsisht 1 në 6 në mbarë botën – përjetojnë infertilitet, duke treguar nevojën urgjente për të rritur aksesin në kujdesin e përballueshëm të fertilitetit me cilësi të lartë për ata që kanë nevojë.
Në Shqipëri Infertiliteti prek rreth 2 në 10 çifte. Sipas mjekëve 15-20% e çifteve e nuk arrijnë të sjellin në jetë një fëmijë.
Vlerësimet e reja tregojnë variacion të kufizuar në prevalencën e infertilitetit midis rajoneve. Normat janë të krahasueshme për vendet me të ardhura të larta, të mesme dhe të ulëta, duke treguar se kjo është një sfidë e madhe shëndetësore në nivel global. Sipas OBSH-sw prevalenca gjatë gjithë jetës ishte 17.8% në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5% në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Pavarësisht nga përmasat e çështjes, zgjidhjet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit – duke përfshirë teknologjinë riprodhuese të asistuar si fekondimi in vitro (IVF) – mbeten të të paarritshme për shumë njerëz për shkak të kostove të larta, stigmës sociale dhe disponueshmërisë së kufizuar.
Një fond prej 25 milionë lekësh është parashikur në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën 2025-2027, për të mbështetur falas rreth 150 pacientë, që dëshirojnë të jenë prindër.
Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’ është ngritur qendra e parë kombëtare publike e teknikave të riprodhimit të asistuar. Me buxhetin e vitit 2025, ky shërbim do të ofrohet edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, duke e shtrirë më tej mbështetjen për familjet që dëshirojnë të sjellin në jetë një fëmijë.
Raporti i OBSH-sw nxjerr në pah një mungesë të vazhdueshme të të dhënave në shumë vende dhe disa rajone. Ai bën thirrje për disponueshmëri më të madhe të të dhënave kombëtare për infertilitetin të ndara sipas moshës dhe shkakut për të ndihmuar në përcaktimin sasior të infertilitetit, si dhe për të ditur se kush ka nevojë për kujdes për fertilitetin dhe si mund të reduktohen rreziqet.
Kur të kontaktoni një gjinekolog të specializuar në fertilitet?
Mbi moshën 35 vjeç rekomandohet të prisni 6 muaj pas përpjekjesh të pasuksesshme përpara se të kërkoni ndihmë nga një specialist i fertilitetit. Ndërsa nën 35 vjeç pritja është 12 muaj. Por nuk është gjithmonë kështu. Në rast të problemeve të tilla si endometrioza, një operacioni të mëparshëm në vezore, vezoret policistike, menopauza e hershme, problemet gjenetike ose të shëndetit mashkullor, duhet të kontaktoni gjinekologun tuaj kur të vendosni për riprodhimin. Në këtë mënyrë mund të kryeni një kontroll të plotë të shëndetit dhe mirëqenies gjinekologjike dhe andrologjike.
Teknikat e riprodhimit me asistencë mjekësore
Në këto raste është e nevojshme të kontaktoni një gjinekolog ekspert në fertilitet për të kuptuar, falë analizave specifike që i përshkruhen çiftit, nëse kjo mund të ndihmohet nëpërmjet zgjidhjeve të nivelit të parë (marrëdhënie e synuar me monitorim të ovulacionit apo fekondim artificial), me ose pa ndihmën e barnave hormonale, ose solucioneve të nivelit të dytë (IVF dhe ICSI).
Çfarë është IVF
Është akronimi i Fertilizimit In Vitro me Transferimin e Embrionit. Ai përbëhet nga një teknikë PMA që bëhët jashtë trupit të gruas, në laborator, në të cilën spermatozoidet vihen në kontakt me ovocitet, pra qelizat vezë të marra në numër të ndryshëm bazuar në rezervën ovariane, llojin e stimulimit dhe zgjedhjen e folikulave të dhëna nga stimulimi hormonal. Në IVF, fekondimi ndodh në një mënyrë më “natyrore” sesa ICSI, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
ICSI
ICSI do të thotë injeksion intracitoplazmatik i spermës. Sperma përzgjidhet individualisht në laborator në bazë të morfologjisë dhe lëvizshmërisë në mënyrë që të futet në citoplazmën e qelizës vezë, duke lehtësuar fekondimin. Kjo teknikë është shumë e dobishme në rast të problemeve të spermatozoideve.
Transferimi i embrionit
Si pas IVF ashtu edhe ICSI, embrioni kultivohet në laborator për ditët 2 deri në 5 derisa të transferohet në mitër përmes hapit të dytë të PMA që pason marrjen, pra transferimin e embrionit. Transferimi përdor një kateter të hollë i cili futet në mitër, në një distancë të shkurtër nga fundi i saj, nga gjinekologu që merret me Pma, me udhëzime me ultratinguj. Në përfundim të PMA do të presim disa ditë në varësi të moshës së embrionit në transferim për të kryer më pas një kampion gjaku (BetaHcg) i cili do të japë rezultat pozitiv nëse shtatzënia është vendosur.


