Sterilizimi, redukton operacionet/Manastirliu: Nuk ka urdhër, por racionalizim

Në të gjitha shërbimet e kirurgjisë në QSUT është kërkur që të reduktohet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kjo, për faktin se kostot që qeveria i paguan konsecionarit që mundëson instrumentat e rinj kirurgjikal të sterilizuara, kanë kaluar të gjitha parashikimet për shpenzime.

Në dy vite është shpenzuar shuma e planifikuar për 10 vite, aq sa është kontrata e kompanisë koncesionare, thonë mjekët kirurg.

Madje edhe kontrolli i lartë i shtetit raporton se në vitin 2018 koncesionari ka faturuar rreth 17 milionë euro nga afro 10 milionë euro që ishte parashikuar në fillim të vitit.

Mjekët kirurg u mblodhën në konferencën e kirurgjisë dhe të kontaktuar nga Top Channel jashtë mikrofonit pohojnë se u është komunikuar të reduktojnë kryesisht mikrokirurgjistë apo ndërhyrjet që nuk janë urgjente.

Madje një komunikim i tillë iu është bërë edhe në spitalet rajonale nëpër rrethe, madje me shkresë zyrtare, të cilën e ka denozuar dhe ish deputeti i PD-së, Bardh Spahiu. Por Ministrja e Shëndetësisë mohon të ketë një urdhër të tillë edhe pse flet për racionalizim në perdorim të isntrumentave kirurgjikal.

Ndonëse është fakt që instrumentat kirurgjikale të sterilizuara kanë ulur infeksionet spitalore dhe rrjedhimisht edhe ditë qëndrimin e pacienteve në spital, mjekët kirurgë nëpër rrethe thonë se tanimë kanë filluar të mos i përdorin më këto instrumente, por të përdorin autoklava, siç edhe vepronin më parë.

Ajo që ka ndodhur në QSUT është fakti se përveç mbingarkesës, pasi shumë pacientë vijnë nga rrethet edhe pse nuk është e nevojshme në përllogaritjen e kostove për koncesionarin në fillim nuk janë përfshirë mikrokirurgjitë apo synetet, pasi ato janë cilësuar si shërbim ambulator në QSUT.

Por këto mikro kirurgji kryhen atëherë kur seti me instrumente hapet edhe kur nevojiten tre apo katër pjesë të tij. Setet me instrumente kirurgjikale kanë nga 50 instrumente, më i madhi deri tek ato më të vogla, me 30 instrumente. Seti më i vogël kushton mesatarsith 150 euro./ Top Channel

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet