Stërvitje në gjimnaz, më pak vizita te mjeku si i moshuar

volejbollAta që kanë një moshë mbi 70 dhe që rrallë e shohin mjekun, mund të quhen persona me fat. Megjithatë të gjithë duket se kanë një faktor të përbashkët: në kohën e gjimnazit janë marrë me sport. Nuk ka rëndësi nëse kanë luajtur futboll, basketboll, tenis apo nëse kanë qenë kërcimtarë. Në të gjitha rastet, ata që janë marrë me sport në moshën 20-vjeçare 50 vjet më pas kanë më shumë mundësi të vazhdojnë stërvitjen dhe të kenë një shëndet të mirë. Studimi i kryer nga Instituti Federal Zvicerian i Teknologjisë në Zyrih u publikua së fundmi në revistën BMC Public Health.

Kërkuesit arritën në këto përfundime pasi analizuan 700 veteranë të Luftës së Dytë Botërore, të shëndetshëm kur ishin të rinj (meqenëse për të marrë pjesë në luftë duhet të kalonin ushtrime të vështira fizike) dhe që pas gjysmë shekulli ishin ende në formë. Rezultati më mahnitës i studimit ishte ai i një lidhjeje pozitive në rastet kur ishin marrë me sport në gjimnaz apo në shkollën fillore dhe me raste më të pakta vizitash tek mjeku kur ishin të moshuar. Faktori që bënte ndryshimin ishte pikërisht nëse ishte marrë me sport kur ishte i ri.

“Kush është mësuar të meret me sport i ri, tenton që të jetë aktiv edhe ndërsa vitet shtohen mbi kurriz, – thotë Gianfranco Beltrami, mjek sportiv, pedagog në Shkencat Motorike të Universitetit të Parmas. – Një studim tashmë historik i kryer tek studentët e Universitetit të Harvardit arriti në përfundime të ngjashme, duke treguar se kush kishte ecur më shumë përgjatë gjithë jetës, rronte më shumë. Nga ana tjetër, kushdo që është marrë me sport kur ka qenë i ri, por më pas bën një jetë sedentare për 10-15 vjet, i humbet të gjitha të mirat e sportit. Të bësh aktivitet fizik është një mjekim i vërtetë për të gjithë organizmin, sidomos nëse zgjedh një aktivitet të përshtatshëm për moshën. Stërvitja e mirë për ata që kanë kaluar moshën 60-70 parashikon një përzierje aktivitetesh aerobike, ushtrimesh force, ekuilibër, zgjatje dhe koordinim”.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?