Studim: Akullorja në mëngjes ju bën më të zgjuar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një lajm i mirë për ata që e pëlqejnë akulloren. Një studiues japonez ka zbuluar se konsumimi i akullores në mëngjes ju bën më të zgjuar.akullore

Yoshihiko Koga, profesor tek Universiteti Kyorin në Tokio, ka kryer një sërë testesh klinike, ku u ka kërkuar disa vullnetarëve të konsumojnë akullore sapo zgjohen në mëngjes.

Ata më pas janë vënë në një sërë testesh inteligjence në kompjuter.

Krahasuar me grupin që nuk konsumoi akullore, vullnetarët e prof. Koba shfaqën aftësi më të mira në përpunimin e të dhënave në kompjuter.

Për të parë nëse kjo vinte si pasojë e temperaturës së ulët të akullores apo nga vetë akullorja, prof. Koga përsëriti eksperimentin duke përdorur ujë të ftohtë në vend të akullores.

Vullnetarët të cilët pinë ujë të ftohtë shfaqën një rritje të vigjilencës dhe kapacitetit mendor, megjithatë nivelet ishin më të ulëta se ata që e nisën ditën me akullore.

Profesor Koga po planifikon të kryejë teste të tjera për të zbuluar se cili produkt i akullores ndikon në rritjen e nivelit të inteligjencës.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave